Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohen viktimat e greminës së Martaneshit
English

Identifikohen viktimat e greminës së Martaneshit

Bulqizë, 17 prill 2011, NOA- (Update) Nga aksidenti automobilistik i ndodhur pasditen e sotme në Martanesh të Bulqizës, tashmë janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit.

Nga ngjarja e ndodhur në aksin rrugor Krastë-Qafë Buall, kanë mbetur të vdekur, Dashamir Cami, 40 vjeç dhe Behar Kenga 48 vjeç.

Ndërsa të plagosur tashmë mësohet të jenë dy dhe mbajnë emrat Hajdar Saliu 72 vjeç dhe Alim Gjoka 52 vjeç, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

Ndërkaq si shkak i rënies në greminë i automjetit tip “Fuoristradë” dyshohet se në makinë të ketë qenë edhe një person tjetër, por ky fakt nuk është konfirmuar ende, ndërkohë që forcat e shpëtimit dhe ato të policisë janë në vendngjarje për të përmbyllur misionin.

52 vjeçari Alim Gjoka është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po kurohet në ambientet e Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

a.y/NOA

KOMENTE