Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Macja lind një qen
English

Macja lind një qen

Kinë, 17 Prill, NOA- Një mace është bërë e famshme në Yangshan, Kinë pasi ka lindur një qen.

Zhou Yun ka deklaruar se macja e tij ka sjellë në jetë dy kotele. Por kur ai ka shkuar ti kontrollojë pa se njëri prej tyre nuk jetonte më.

“Vura re se kotelja që mbijetoi ishte tamam si një qen”, ka thënë ai.

Zhou, i cili ka ka një qen dhe një mace në shtëpinë e tij ka thënë që macja dhe qeni i tij janë të pandashëm, hanë, luajnë dhe flenë bashkë dhe ndoshta krijesa e sapolindur mund të jetë hibrit i të dyve.

Por, Xiaoyun Lai, veterineri i cili ka vizituar macen ka thënë se është e pamundur që një mace të lindë një qen. Ai ka thënë se ka shumë mundësi që macja të ka dalë në mëngjes dhe ka lindur në rrugë maçokun e ngordhur, më pas rastësisht ka gjetur ndonjë këlysh qeni të ngordhur dhe e ka sjellë në shtëpi, ku ka lindur maçokun e fundit të ngordhur.

“Macja dhe qeni janë dy specie të ndryshme, dhe është e pamundur të kenë një kryqëzim të përbashkët”, përfundon Lai.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Elvinda Kallaverja16:51 - 18 Prill 2011
    Qyqia c´cfare spo ndodhe ne keto bot.