Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 18 prill
English

Parashikimi i motit për 18 prill

Tiranë, 17 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me vranësira dhe shira të karakterit lokal do të ketë në zonat malore sidomos në juglindje të vendit.

Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të izoluar në zonat juglindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjate natës parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të largohen nga zonat malore dhe për rrjedhoje i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Europa veriore dhe ishujt Britanike do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët, herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere sidomos në Suedi dhe Finland. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Jugperëndim të kontinentit në Portugali dhe Spanjë ku reshjet do të shoqërohen me forcim të erës duke sjellë probleme në det nga dallgët e larta. Ndërsa Europa Qendrore, Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Finlanda dhe Suedia rrezikohen nga ngricat dhe stuhitë e erës

- Ishujt Britanike alarmojnë reshje shiu dhe stuhi ere

- Spanja alarmon për erë të forte dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE