Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: E nderoj flamurin e PD, njësoj si të PS
English

Rama: E nderoj flamurin e PD, njësoj si të PS

Tiranë, 17 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - “Unë miqtë e mi e nderoj atë flamurin e PD, njësoj siç nderoj flamurin e PS. Ai flamur i PD është ngritur për të shpëtuar nga ferri i një diktature dhe nuk mund të bëhet flamuri që ju tregon shqiptarëve përsëri, hijen e diktaturës”.

Kështu deklaroi kryetari i Partisë Socialiste sonte në Kamzë në të parin tubim të hapur që ai zhvilloi në bashkinë e cila prej vitesh konsiderohet si bastion i padiskutueshëm i mazhorancës aktuale.

Prandaj, tha Rama - vota e 8 majit është një votë për ta çliruar edhe flamurin e PD nga duart e mbrapshta, duart e pista, duart antikombëtare, anti-qytetare që e kanë marrë peng.

Rama theksoi më pas se “flamuri i PD nuk është një shkop për të ndëshkuar qytetarët që mendojnë ndryshe por është një qiell idesh dhe vlerash” që sipas Edi Ramës, “demokratët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë do ta hapin dhe shpalosin, duke e shpëtuar nga duart e Saliut dhe pushtetit të vjedhur për të vjedhur Shqipërinë. Të pushtetit që vrau për të vazhduar të vjedh, të pushtetit që flet gjithë ditën për ju dhe mendon e punon ditë natë për vete”.

Thirrja e Ramës ka ardhur edhe në fund, kur ai tha: “Shpëtojeni pra edhe flamurin e PD në 8 maj duke votuar Rakip Sulin, duke votuar PS, duke votuar Aleancën për të Ardhmen”.

e.t/NOA

Lexoni fjalën e plotë të z.Edi Rama

KOMENTE