English

Rama: Tirana nën drejtimin tim, Amerika e shqiptarëve

Tiranë, 17 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pasditen e sotme u vendos në njësinë bashkiake nr.10 në kryeqytet për të prezantuar kandidaten e kësaj minibashkie Enada Alikaj.

Që në hapje të fjalës së tij ai tha se Tiranë është sot jo vetëm kryeqytet i së tashmes por edhe i së ardhmes.

“Sot në Tiranë ka Tiranas të vjetër dhe Tiranas të rinj, të cilët kanë ardhur brenda në qytet nga të gjitha skajet e Shqipërisë për të gjetur Amerikën e tyre, për të gjetur mundësi për një punë, e për një të ardhme të re, pra ne jemi krenar pasi sot ne e mundësojmë këtë ëndërr”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Më tej ai tha se Tirana e betonizuar nga ndërtimet pa leje tashmë është kthyer në qendrën e pastërtisë dhe rregullsisë falë punës s vazhdueshme të bashkisë.

Sakaq ai shtoi se Tirana që është sot është fryt i investimeve të përbashkëta të qytetarëve të cilët kanë paguar taksat rregullisht për të pasur një Tiranë të ndriçuar dhe urbane.

Ndër të tjera Rama theksoi se rindërtimet e shkollave dhe ndërtimet e bëra nëpër lagjet e kryeqytetit flasin për punën e bërë në këto vite dhe për ato që do të bëhen në katër vitet e ardhshme.

a.y/NOA

KOMENTE