English

Shuhet në moshën 104-vjeçare, pjesëmarrësi më i moshuar i maratonave

Londër, 17 Prill NOA - Për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë, nuk duhen formula magjike apo gjëra të këtij lloji, por mjafton të hapet dera e një pub-i britanik dhe porosia e një birre.

Këto janë fjalët e Pierre Jean “Buster” Martin, një ndër pjesëmarrësit më të moshuar të maratonave, i cili është shuar ditën e djeshme në moshën 104-vjeçare.

I lindur në vitin 1906 - por data asnjëherë nuk është specifikuar pasi Buster nuk ka dashur të kthehej në një fenomen cirku – Martin është personi britanik që ka shënuar një rekord: ka vrapuar në maratonën e Londrës në vitin 2008 për 10 orë.

Buster duhet thënë se praktikonte një mënyrë jetese të konsoliduar në bazë të parimeve të tij. Ai doli në pension në moshën 97 vjeçare, or vazhdonte në punonte part-time në kompaninë Mullins.

Pikërisht, në një mbrëmje pas punës dhe një gote birrë të përhershme, pronari milioner i Plimco Plumbers, ka bërë të ditur lajmin e zhdukjes së Buster.

r.b/NOA

KOMENTE