English

Sony Ericsson W15, Androidi i parë i gamës walkman

SHBA, 17 Prill NOA - Mund të mbërrijë në fund të muajit njoftimi zyrtar i të riut Sony Ericsson W15, celularit të parë të gamës Walkman i cili do të ketë të pranishëm sistemin operativ Android.

Për momentin imazhi i vetëm i Sony Ericsson W15 që është shfaqur është ai i kutisë së tij. Me sa bëhet e ditur celulari do të ngjasojë shumë me Sony Ericsson Xperia X8. sipas përshkrimeve dhe Sony Ericsson W15 do të mbështetet tek nj kamerë e pasme 3.2 megapixel dhe nga një ekran me prekje 3 polësh në formatin HVGA (320x 480i).

Ajo çka do ta dallojë këtë celular do të jetë një ndërfaqe përdoruesi e zhvilluar në një mënyrë të specifikuar për aplikacionet muzikore të dedikuara. Sony Ericsson Ë15, për sa i përket çmimit do të jetë në klasën e mesme të tregut.

r.b/NOA

KOMENTE