English

Të gjitha virtytet e luleshtrydhes

SHBA, 17 Prill NOA - E shijshme, por e shëndetshme dhe e lehtë për tu përtypur. Janë këto disa nga karakteristikat që e bëjnë luleshtrydhen, një ndër frutat më të dashura të njeriut dhe ndër më të mirat për shëndetin dhe bukurinë. Të mirat e saj janë vërtetuar në lidhje me ydyrnat e tepërta dhe në aftësinë që kanë për të reduktuar rrezikun e kancerit në ezofag.

Megjithatë virtytet e saj janë akoma dhe me shumë në lidhje me surprizat e mira që na rezervojnë për shëndetin tonë.

E pasur me vitaminë C, krahas A,B1, B2, mendoni që 5 luleshtrydhe mund të japin një kuantitet të vitaminës C të njëjtë me atë që përmban një portokall, gjithashtu duke favorizuar dhe përtypjen e hekurit.

Ajo është tepër e dobishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për muskujt dhe për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që parandalon rrudhat dhe forcon kapilarët e gjakut.

r.b/NOA

KOMENTE