Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca për Qytetarin, Meta: Të bindur për fitoren
English

Aleanca për Qytetarin, Meta: Të bindur për fitoren

Pogradec, 18 prill, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për komunën Buçimas, Roshi Tollozhina, i cili rikandidon për një mandat të dytë në këtë komunë.

“Jemi krenarë sot për katër vitet që Roshi drejtoi me sukses komunën tuaj, për veprat që ai bëri gjatë këtyre katër viteve, ndaj jemi sot për t’i dhënë votëbesimin, në mënyrë që ai t’i realizojë të gjithë këto vepra që janë në programin e tij, për të ardhmen e komunës së Buçimasit”, tha Meta në fjalën e tij.

Duke shtuar se Aleanca për Qytetarin është e bindur për fitoren e saj jo vetëm në Buçimas, por edhe për fitoren e saj në qytetin e Pogradecit me intelektualin e nderuar Luan Topçiun dhe në të gjithë zonën e Pogradecit.

“Është koha për një ndryshim të madh, është koha për një zhvillim më të shpejtë”, theksoi Meta gjatë prezantimit.

Më tej, ai tha gjithashtu se tani prioriteti ynë kryesor, është zhvillimi dhe punësimi.

n.e/NOA

KOMENTE