Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Kamëz: Përulje, ndërtuat Kamzën, qytetin e gjashtë të vendit
English

Berisha në Kamëz: Përulje, ndërtuat Kamzën, qytetin e gjashtë të vendit

Tiranë, 18 prill 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi para pak minutash nga Kamza se ajo do të shndërrohet në një nga qytetet më të urbanizuara të Shqipërisë. Kryeministri theksoi se Kamza falë punës dhe djersës së atyre që mbërritën nga anë e anës për një jetë më të mirë është shndërruar sot në bashkinë e gjashtë të Tiranës.

“Ju që erdhët në Kamëz nga të gjithë rrethet e vendit kishit me vete një konto bankare, punën tuaj, pasi vinit nga zona të varfra të lëna barbarisht nga regjimi monist. Por ju në shpirt kishit vetëm ëndrrën tuaj, ëndrrën për një jetë tjetër. Këto 20 vjet ju burrat dhe gratë e këtij qyteti derdhët lumenj djerse, por ndërtuat Kamzën, një qytet ndër më modernët”, theksoi Berisha.

Ai i tërhoqi vëmendjen kujtdo që kërkon të shohë rolin e qytetarit në një qytet, duke e ftuar të vijë në Kamëz e të shohë se si ky qytet me ngrehina njëkatëshe është bërë një qytet i madh me ngrehina të larta.

“Ju ia dolët të ndërtoni qytetin e gjashtë më të madh të vendit me një shpejtësi më të madhe se kurrë më parë në historinë e Shqipërisë”, tha kryeministri.

Gjatë prezantimit të kandidatit të “Aleancës për qytetarin” për kryetar bashkie në Kamëz Xhelal Mziu, që garon për një mandat të dytë në këtë bashki, shefi i qeverisë rikujtoi se “Këto katër vite në Kamëz janë asfaltuar 60 km rrugë, që të gjitha kryesore”.

Sakaq ai premtoi se “Në katër vitet që vijnë do të asfaltohet çdo rrugë e qytetit tuaj dhe Kamza të ketë unazën e saj moderne. Janë ndërtuar 25 shkolla e kopshte dhe ju garantoj se shkollat tuaja do të jenë tërësisht evropiane”, premtoi kryeministri.

“Unë mbështes Xhelal Mziun se në katër vite numërohen sot 1500 biznese në Kamëz, dhe se taksat këtu janë disa herë më të ulëta se në Tiranë, ndërkohë që në qendër të Tiranës janë rritur katër herë më shumë se vitet e shkuara”, risolli në vëmendje zoti Berisha.

Kryeministri e nisi fjalimin e tij në mitingun elektoral në Kamëz me një përulje ndaj banorëve të Kamzës, që gjatë këtyre 20 viteve sikundër tha ai, i dhuruan Tiranës me punën e vet bashkinë e gjashtë të kryeqytetit.

mit/NOA

KOMENTE