English

Finlandë, 5-fishon votat partia kundër martesave gay dhe aborteve

Helsinki, 18 prill, NOA - Partia Konservatore Nacionale e ministrit të Financave Jyrki Katainen, ka fituar shumicën e zgjedhjeve parlamentare në Finlandë.

Por fituesi i vërtetë i këtij procesi zgjedhor vlerësohet të jetë partia nacionaliste "Finlandezët e Vërtetë", e cila në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka marrë 5-fish vota.

Kjo parti është kundër ndihmave financiare për vendet e BE-së të zhytura në borxhe, si Greqia, Irlanda apo Portugalia, kundër paktit të stabilitetit të BE-së dhe kërkon daljen e Finlandës nga zona e Euros.

Gjithashtu, kjo parti kundërshton edhe martesat e homoseksualëve dhe paralajmëron ligje më të rrepta kundër abortit.

n.e/NOA

KOMENTE