English

Sarandë, vdes drejtuesi i motorrit

Sarandë, 18 prill 2011, NOA – Një aksident i rëndë rrugor përgjaku pak minuta më parë një rrugë të Sarandës, duke i marrë jetën drejtuesit të motorrit, i cili është përplasur me një makinë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 24-vjeçari Erion Braho, i cili nuk ka mundur t’i manovrojë përplasjes për vdekje me makinën.

Sipas policisë së Sarandës, e cila ka mbërritur në vendin e aksidentit, motorri është përplasur me një makinë me targa të Sarandës Sr 42 16 B.

Ndërkohë pas aksidentit drejtuesi i makinës ka ndaluar dhe ndodhet tashmë në spitalin e qytetit i tronditur nga aksidenti që shkaktoi vdekjen e të riut.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe ndonjë devijim i gabuar nga shpejtësia i drejtuesit të motorrit.

mit/NOA

KOMENTE