Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Plan reformash për Kosovën europiane, qasje e re ekonomike
English

Thaçi: Plan reformash për Kosovën europiane, qasje e re ekonomike

Prishtinë, 18 prill 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prezantoi sot Planin e reformave dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik për Kosovën evropiane për periudhën 2011-2014. Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë theksoi se prioritetet janë nxjerrë nga programi i zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe bazohet sikundër tha ai kryesisht në sektorin privat.

Kryeministri i Kosovës tha se ekonomia e Kosovës ka tejkaluar krizën duke shënuar rritje gjatë vitit të kaluar deri në gjashtë për qind ndërsa parashikimet tregojnë për vazhdimin e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Ky është një plan për një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe euro-atlantike. Synimet janë ambicioze, por janë analizuara shumë mirë dhe janë të realizueshme, në veçanti rritja ekonomike që parashohim prej 7 deri në 8 për qind dhe ulja e papunësisë 8 deri në 10 për qind”, tha zoti Thaçi.

Duke folur për planin për zhvillimin e Kosovës shefi i qeverisë së Kosovës bëri me dije se “Ky plan prioritetesh parasheh një qasje të re të zhvillimit ekonomik, të bazuar kryesisht në sektorin privat”.

Ai shprehu mirënjohjen e lartë për nëpunësit e niveleve të ndryshme qeveritare, Qeverinë e SHBA-ve, USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën Botërore, DIFID-in, për hartimin e këtij dokumenti.

“Hartimi i prioriteteve të zhvillimit ekonomik të Kosovës, prioriteteve strategjike dhe politikave të nevojshme për t’u zbatuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike, është hapi tjetër që do të çojë drejt konsolidimit dhe zhvillimit ekonomik, që bazohet kryesisht në zhvillimin e sektorit privat, dhe përmirësimit të mirëqenies sociale të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës”, u shpreh kryeministri Hashim Thaçi.

Më tej zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dh Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci kanë prezantuar objektivat e sektorëve të veçantë të prioriteteve për vizionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës 2011-2014.

mit/NOA

KOMENTE