Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albtelekom e Eagle Mobile mundësojnë pjesëmarrjen e 20 grave në Kuvendin e Brukselit
English

Albtelekom e Eagle Mobile mundësojnë pjesëmarrjen e 20 grave në Kuvendin e Brukselit

Tiranë, 19 prill, NOA - Fondacioni Kulturor “Nermin Vlora Falaschi” me mbështetjen e Albtelecom dhe Eagle Mobile, kanë bërë të mundur që 20 delegate të marrin pjesë në Kuvendin e 10-të të gruas intelektuale shqiptare në Bruksel më 18 Prill 2010.

Në Kuvendin e 10-të morën pjesë afërsisht 400 gra shqiptare nga shtete e provinca të ndryshme si Mali i Zi, Kosova, Presheva, Maqedonia, Gjermania, Anglia e Brukseli.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zonja e Parë Teuta Topi, mbështetëse kryesore e këtij fondacioni, z. Ilir Tepelena, Ambasadori Shqiptar në Bruksel, znj. Mimoza Halimi, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në misionin e Shqipërisë pranë BE-së dhe përfaqësues të kompanive Albtelecom dhe Eagle Mobile.

Disa nga gratë intelektuale pjesëmarrëse të këtij kuvendi ishin edhe Artistët e Popullit znj. Tinka Kurti e Margarita Xhepa, Artistja e Merituar znj. Roza Anagnosti, Drita Pelinku, Vitore Sallaku dhe Irini Qirijako që mbajnë titullin “Mjeshtër i madh”, gazetarja e mirënjohur Tefta Radi, etj.

Ky aktivitet organizohet pikërisht në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora.

Ndërkohë që 9 kuvendet e mëparshme janë organizuar në qytete të ndryshme si Prishtinë, Shkup, Kalabri, Ulqin, Stamboll, Prizren, Hajdelberg dhe Preshevë, Lida Rragami, përfaqësuese e shoqatës së Gruas Intelektuale në Angli, bëri ftesën që kuvendi i ardhshëm të mbahet në Angli.

Pas këtij aktiviteti Misioni i Shqipërisë në BE dha një pritje për të gjithë pjesëmarrësit, ku performuan live këngëtaret Ludmilla Baballëku dhe Irini Qirjako.

Albtelecom dhe Eagle Mobile i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë gruas, dhe aktiviteteve në rast festash. Më 8 Mars, në Ditën e Gruas, për nder të këtyre grave të nderuara intelektuale dy kompanitë organizuan një koktejl, ku e pranishme ishte edhe Znj. Teuta Topi.

NOA

KOMENTE