English

Katolikët në “luftë” kundër Lady Gaga

Kalifornia, 19 Prill NOA - Në artin e provokimit duhet thënë se është një mjeshtre e vërtetë.

Këtë herë këngëtarja Lady Gaga rrezikon të kalojë telashe të vërteta.

Kënga e re e postar-it, “Judas”, ka mbërritur në rrjet dhe menjëherë ka hapur polemika të shumta dhe protesta nga ana e organizatave katolike, pasi ata e akne quajtur këtë video si “fyerje ndaj fesë”.

Kënga duhet thënë se bazohet në figurën e Maria Madalenës.

Video, e cila ende nuk është zyrtarizuar, është duke e bërë gjithmonë e më të ndezur situatën e krijuar.

Duhet thënë se dhe njëherë tjetër pas videos të këngës së parë, “Born This Way”, “Judas” pritet të karakterizohet nga polemika të shumta përgjatë publikimit të saj.

r.b/NOA

KOMENTE