Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Roma, revolucion me Ançelotin
English

Roma, revolucion me Ançelotin

Romë, 19 Prill NOA - Carlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës dhe kjo sapo Chelsea të komunikojë mbylljen e kontratës me teknikun italian në mënyrë paraprake.

Në rast se një marrëveshje e tillë nuk do të përfundonte me sukses atëherë alternativa tjetër do të ishte Gian Piero Gasperini, i cili ka përfunduar dhe në shënjestrën e Lazios falë Edi Reja, i cili në fund të sezonit me shumë mundësi do të marrë një rol drejtori të përgjithshëm në këtë klub.

Po kërkohet të bëhet një revolucion në këtë skuadër dhe nisma do të jetë pikërisht nga trajneri, ku emri më i dëshiruar është ai i Ançelotit.

Më pas ndryshimi do të vazhdojë me Buffon ose Marchetin në portë, Bovo për të zëvendësuar Mexes, Pirlo dhe Mascherano në mesfushë dhe Hernandez i Palermos në sulm.

r.b/NOA

KOMENTE