English

Grabitën kabllon telefonik, arrestohen dy të rinj

Tiranë, 20 prill, NOA – Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë teksa kanë qenë duke grabitur kabllon telefonik, afër godinës së një firme të njohur në autostradë. Personat e arrestuar janë; Emiljano Hysni Leme, 23 vjeç, dhe Arjan Niko Kozeli, 21 vjeç, të dy kanë lindur dhe janë banues në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i tyre është bërë nga forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet.

Agjentët e policisë i kanë kapur në flagrance dy të rinjtë teksa pranë firmës “Aurora Grup”, duke vjedhur një sasi kabulli telefonik.

Pas arrestimit materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE