English

Mancini-Juventus kontaktet e para

Torino, 20 Prill NOA - Me sa bëhet e ditur është arritur një kontakt i parë mes Mancinit dhe Marottës në Scouting Forum 2011.

Drejtori i përgjithshëm bardhë e zi ka bërë të qartë se me Delnerin kanë një kontratë dy vjeçare dhe gjithçka ende është për tu studiuar dhe për tu vlerësuar.

“Me Mancinin kemi folur vetëm për çështje lojtarësh”, - bëri të ditur ai.

Megjithatë interesimi i Juventusit në drejtim të Robertos ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe nuk mund të hidhet poshtë mundësia për një bisedim të mundshëm në lidhje me këtë temë.

Kjo çështje do të mbetet ende e hapur deri në momentin që Juventusi do të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë me pankinën e saj.

r.b/NOA

KOMENTE