English

“Në vend të përplasjes, aleancë e qytetarëve”, Haxhinasto jep çmimin e konkursit

Tiranë, 20 prill 2011, NAO- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve “Në vend të përplasjes, aleancë e qytetarëve”, të konkursit të organizuar për nxënësit e shkollave të mesme.

Haxhinasto i dorëzoi çmimin e parë, nxënëses së shkollës së Mesme të Përgjithshme "Petro Nini Luarasi", Megi Mulita, si fituese e esesë me këtë temë.

Gjatë fjalës së tij Haxhinasto vlerësoi nxënësen fituese Mulita për këtë ese analitike, veçanërisht për “konluzionet që ajo ka arritur me pjekurinë e moshës së saj”. Në mbyllje të kësaj ceremonie Haxhinasto e ftoi nxënësen fituese që të shkojë një muaj në Ministrinë e Jashtme, për t'u njohur me këtë institucion dhe me çështje të ndryshme të politikës së jashtme.

Ky konkurs për esenë më të mirë, u zhvillua nga Instituti i Medias, në kuadër të programit të përbashkët "Kultura dhe trashëgimia për zhvillim social dhe ekonomik" që realizohet nga UNESCO, PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme.

Në përfundim të ceremonisë u promovua edhe libri "Në vend të përplasjes, aleancë e qytetërimeve", ku ishin përmbledhur 20 esetë më të mira të nxënësve të shkollave të mesme.

a.y/NOA

KOMENTE