English

Pink shtatzënë, ndryshon tërësisht paraqitje

Kalifornia, 20 Prill NOA - Dëshirat e shtatzënisë nuk duhen nënvlerësuar, por këtë herë duhet thënë se Pink është nënshtruar më shumë nga çmendohej.

E kapur nga fotografët në një treg në Malibu teksa po bënte pazar, tek këngëtarja, është vënë re qartë se paraqitja e saj trasgresive është zhdukur.

Ajo është shfaqur me një veshje super të gjerë i “sajuar” dhe me një shall të zi.

Ylli agresiv i rrokut duhet thënë se ka dalë jashtë skemave dhe natyrës së saj me të cilën jemi mësuar zakonisht ta shohim. Edhe ngjyra e saj preferuar, roza, tashmë nuk është pjesë e veshjeve apo lukut të saj dhe mund të themi se Pink, aktualisht ka një pamje të thjeshtë dhe pa një sex appeal.

r.b/NOA

KOMENTE