English

Rusi, gjendet trupi i pajetë i një jashtëtokësori

Moskë, 20 Prill NOA - Me qindra e mijëra persona janë bërë fansa të një videoje, e cila është xhiruar në Rusi dhe paraqet mbetjet e një jashtëtokësori të mundshëm.

Filmimi, i cili u bë publik falë dy ekskursionistëve nga Irkutsk në Siberi, tregon kufomën gjysmë të varrosur në dëborë.

Një pjesë e këmbës së djathë mungon dhe në kafkë shihen qartë brima të thella që korrespondojnë me sytë dhe gojën.

“Ufologët”, mendojnë se bëhet fjalë për një jashtëtokësorë të braktisur në tokë dhe kjo si pasojë e një aksidenti që mund të ketë ndodhur.

Zona në të cilën është gjetur, është një pikë e njohur për të gjithë të pasionuarit e jetës jashtë planetit tonë, ku në Siberi janë të shumta senjalacionet e objekteve të paidentifikuara.

r.b/NOA

KOMENTE