English

Serjani: Saliu e lulet e tij, le të numërojnë pemët në çdo cep të kryeqytetit

Tiranë, 20 prill 2011, NOA- Pas deklaratës së zv.ministrit të Mjedisit Taulant Bino i cili tha se Tirana është ndër qytetet me taksat më të larta, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani.

“Që taksa e gjelbër është hequr për qytetarët, këtë zëvendësministri i mjedisit e di fort mirë, sepse është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por ai vazhdon të mashtrojë, i urdhëruar nga Saliu dhe Luli, që të kapur në flagrancë me faturat e gënjeshtrave të familjes, kunatit apo kumbarit, mundohen t’u hedhin hi syve shqiptarëve”, deklaroi zëdhënësi i bashkisë.

Më tej Serjani tha se lidhur me pemët e mbjella, Kryeministri dhe kandidatët e tij kanë mundësi ti numërojnë mirë: “Sa për pemët e mbjella në Tiranë, le të dalë Saliu dhe lulet e tij, t’i numërojnë, se falë stinës dhe falë punës së Bashkisë e kontributit të qytetarëve kanë çelur e lulëzuar në çdo cep rruge të kryeqytetit”.

a.y/NOA

KOMENTE