English

Tentoi të vjedhë një makinë, kapet duke iu larguar policisë

Vlorë, 20 prill, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin Edmont Llambro, banues në lagjen “Dëshmorët”.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 03.00 të mëngjesit në lagjen “24-Maji”, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Çoles”, ka tentuar të vjedhë automjetin tip FIAT Punto me targa VL 1468 D, pronë e 28-vjeçarit Alken Thanasko, banues në lagjen “24-Maji” të Vlorës.

Duke shtuar se Etmont Llambro është kapur në tentativë ikje nga patrulla e policisë. Materialet procedurale do t’i përcillen prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhje, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE