Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha nga Vora: Sloganet e Ramës dëshmojnë frikën nga mëkatet
English

Berisha nga Vora: Sloganet e Ramës dëshmojnë frikën nga mëkatet

Vorë, 21 prill 2011, NOA – Nga Vora ku çeli fushatën për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të “Aleancës për qytetarin” Fiqiri Ismaili, që garon për një mandat të dytë, lideri demokrat Sali Berisha deklaroi se dy sloganet elektorale të Edi Ramës “E vetmja rrugë” dhe “Fajin e ka Saliu” dëshmojnë frikën e kryebashkiakut dhe liderit të opozitës Edi Rama nga mëkatet e tij.

Këtu sikundër edhe në çdo miting tjetër elektoral shefi i mazhorancës e garantoi kundërshtarin e tij politik se nuk do të harxhojë asnjë sekondë kohë duke folur për mëkatet e tij, pasi do të flasë vetëm për ata që janë të parët, qytetarët.

“Vora hyrja moderne e Tiranës është dhe do jetë motoja jonë”, u shpreh kryeministri duke theksuar se kandidati Fiqiri Ismaili për kreun e bashkisë së Vorës është një menaxher i shkëlqyer.

Shefi i qeverisë iu referua tragjedisë së Gërdecit që preku Vorën tre vite më parë, duke vlerësuar me nota të larta punën tejet të lartë menaxhuese të kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili.

Sipas Berishës fitorja e Fiqiri Ismailit në zgjedhjet e 8 majit do të shndërrohet në mbështetje për të gjithë banorët e Vorës.

Kryeministri Berisha u dha fjalën e tij banorëve të Vorës se qeveria do të ndërtojë dhe asfaltojë çdo rrugë të bashkisë së Vorës, çdo shkollë për fëmijët e Vorës si dhe do të investojë për punësimin e banorëve të saj.

“Do investojmë së bashku për Pallatin e sportit, për çdo fushë të këtyre qytetarëve”, premtoi kryeministri duke nënvizuar se qeveria e tij në katër vite në Bashkinë e Vorës ka investuar 50 herë më shumë se qeveritë socialiste në të tëra vitet e mëparshme.

Ai rikujtoi se qeveria e tij ka investuar 20 milion euro për Vorën, duke nënvizuar se “alternativa e 'Aleancës për Qytetarin' është ajo me të cilën duam të ndryshojmë çdo ditë jetën tonë”.

Shefi i mazhorancës deklaroi se në qendër të alternativës së koalicionit të mazhorancës është vendosur qytetari, duke theksuar se me këtë alternativë do të ndërtohet Vora e zhvilluar.

Kryeministri Berisha theksoi se Vora është bashkia e transformimeve të mëdha.

Këtu ai rikujtoi se qeveria ka dyfishuar pensionet e ulta në këtë bashki.

Lideri demokrat u tha banorëve të Vorës të tubuar në mitingun elektoral se sot ata janë mbledhur si një vend anëtar i NATO-s, si qytetarë të lirë që lëvizin pa viza në Europë.

mit/NOA

KOMENTE