Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama flet për sheshin “Skënderbej”
English

Edi Rama flet për sheshin “Skënderbej”

Tiranë, 21 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - “Ne kemi projekte të mëdha dhe fuqi realizuese ndaj votat e shqiptarëve duhet të jenë për ne”. Deklarata e z.Rama u bë sonte ndërsa prezantoi Artemon Cukallën, kandidat i opozitës për njësinë bashkiake nr 2 të Tiranës.

Z. Rama tha se bashkia që ai drejton në këtë mandat të tretë, është institucioni unik në Shqipëri.

Kurse bëri një retrospektivë duke iu kthyer kohës kur mandatohej për herë të parë në krye të metropolit: “Vetëm katër semaforë kishte lënë Saliu në Tiranë”.

Rama u ndal dhe te sheshi “Skënderbej” duke thënë se ai është “pika jonë e referimit në rajon”. Rama premtoi standarde estetike dhe mjedisore, duke vlerësuar edhe se “sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në atraksionin turistik të të gjithë shqiptarëve”.

Duke folur për kryeqytetin, Rama tha se “ne kemi larmi dhe diversitet në Tiranë”, duke e cilësuar më tej metropolin, si “qytet i bashkëjetesës qytetare”.

“Tirana është vendi ku realizohen ëndrrat dhe shpresat, kjo është ëndrra jonë”, tha Rama duke premtuar: “Përmbushim shpresa dhe zgjidhmi problemet”.

Në këtë pikë, z.Rama kujtoi faktin se “ne u shërbejmë 66 mijë nxënësve në shkolla të ndërtuara dhe të rindërtuara”.

Ndaj në fund të fjalës së tij ai bëri apel që “qytetarët të shohin 8 majin si ditën e vendimmarrjes”, duke përsëritur se “zgjedhjet vendore janë politike”.

Këtu Rama përmendi sërish se “qeveria është kthyer në një regjim” dhe bëri thirrje se tani është “dita që të ndryshojmë rrënjësisht politikën mbi territorin”.

e.t/NOA

KOMENTE