English

Gjeneral Gotovina nderohet nga Kroatët

Split, 21 prill 2011, NOA- Qyteti i Splitit në Kroaci ka nderuar gjeneralin Ante Gotovina, duke synuar që sheshi kryesor i tij të mbaj këtë emër.

Ante Gotovina u dënua pak ditë më parë nga Gjykata e Hagës për krime lufte, me 24 vite burg, por dënimi i tij ngjalli jo pak revolta në Kroaci të cilat e kundërshtuan fuqishëm këtë vendim.

Lidhur me këtë nderim të tij mediat Kroate thonë se ai vjen pas propozimit të Partisë Kroate të Djathtë e cila ka bërë edhe propozimin.

Por e gjithë kjo ide nuk ka rënë në vesh të shurdhët pasi edhe Këshilli Bashkiak i qytetit të Splitit e ka pranuar këtë variant, madje ka vendosur që ta diskutojë këtë propozim.

Gotovina shihet nga qytetarët Kroatë si një hero, i cili me rrugë ne tij ka nderuar vendin, duke bërë që pikërisht për këtë argument qindra-mijëra mbështetës të tij të dënojnë vendimin e dhënë nga Tribunali i Hagës.

a.y/NOA

KOMENTE