Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-diplomatëve Turq: Uroj që një ditë të shërbeni në Tiranë
English

Haxhinasto-diplomatëve Turq: Uroj që një ditë të shërbeni në Tiranë

Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Numri një i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto gjatë ditës së sotme priti në takim një grup diplomatësh ët rinj Turq.

Vizita e diplomatëve të rinj vjen në kuadër të një turi diplomatik që ata po zhvillojnë në vendet e Ballkanit.

Gjatë takimit ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të gjithanshme që ekzistojnë mes dy vendeve tona si dhe vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me Turqinë, jo vetëm në kuadrin dypalësh, por edhe atë shumëpalësh, si aleate në NATO, duke veçuar mbështetjen e Turqisë për stabilitetin rajonal, veçanërisht kontributin e saj për shtimin e njohjeve të reja të Kosovës.

Haxhinasto iu përgjigj interesimit dhe pyetjeve të diplomatëve të rinj, lidhur me integrimin ekonomik të rajonit, rolin e shqiptarëve në diasporë dhe në rajon, bashkëpunimin ekonomik etj

Në fund të takimit, duke vlerësuar edhe njëherë marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale mes dy vendeve tona, ai i përshëndeti me urimin që një ditë diplomatët e rinj turq t’i shohë duke shërbyer në Tiranë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shqiptaro-turke.

Ndërkaq i pranishëm në këtë takim ishte edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendit tonë, Hasan S. Asan.

a.y/NOA

KOMENTE