Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë
English

Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë

Durrës, 21 prill, NOA – Forcat e policisë së Durrësit, nën operacionin policor të koduar “Vija e Bregdetit”, kanë sekuestruar rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike e llojit kokainë.

Ngjarja bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar më tej, se janë arrestuar edhe 3 persona në flagrancë, të cilët e posedonin këtë sasi droge.

Konkretisht, ata janë Edison Sulejmani, 26 vjeç, banues në Durrës; Enea Sulaj, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Gëzim Bardhaj, 42 vjeç, edhe ky banues në Vlor.

Lënda narkotike në fjalë, u kap në automjetin tip Benz me targa VL 8893 B, dhe krahas saj, u sekuestruan në cilësinë e provës edhe 4 telefona celularë, automjeti i lartpërmendur, si edhe një shumë prej 72.000 lekësh.

Materialet për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” iu kaluan

për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

n.e/NOA

KOMENTE