Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëhelmohet në kushte të rënda psikologjike, vdes i riu 18-vjeçar
English

Vetëhelmohet në kushte të rënda psikologjike, vdes i riu 18-vjeçar

Sukth, 21 prill, NOA – Një djalosh 18-vjeçar nga fshati Rrushkull i Sukthit, është dërguar menjëherë në spital nga familjarët e tij, pasi u paraqit me një gjendje mjaft të përkeqësuar shëndetësore.

Ngjarja bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, i riu me inicialet E.B. nuk ka mundur t’i rezistojë dot kësaj gjendje dhe ka ndërruar jetë në spital.

Nga veprimet e para hetimore të kryera lidhur me rastin në fjalë rezulton se ky person, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike është vetëhelmuar.

Vazhdon puna në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, kurse materialet proceduriale iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

n.e/NOA

KOMENTE