Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëzhguesit: PD, PS dhe LSI, hiqni dorë nga beteja për jetë a vdekje
English

Vëzhguesit: PD, PS dhe LSI, hiqni dorë nga beteja për jetë a vdekje

Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaron se incidentet e ndodhura gjatë kësaj fushate zgjedhore kanë shkaktuar një klimë të lartë tensioni dhe frike për ecurinë e fushatës.

Nëpërmjet një deklarate për mediat vëzhguesit vendorë i kanë dënuar incidentet dhe personat e përfshirë në to.

Ky koalicion u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë qëndrim ndaj kandidatëve apo partive politike të cilat mbështesin dhe nxisin aktet e dhunës, duke apeluar për një proces sa më normal elektoral.

Në vëzhgimin e bërë prej tyre vihet re politizimi me dhe pa shkak i incidenteve, në një kohë kur vihen re edhe raste dhe faktor të tjerë që pengojnë funksionimin e rregullt të procesit zgjedhor.

Koalicioni ka përshëndetur gjithashtu edhe deklaratën e Kryeministrit Berisha, i cili ka dënuar dhunën dhe u ka bërë thirrje kandidatëve dhe qytetarëve për evitim të saj, si dhe kanë kërkuar nga kryesocialisti Edi Rama që të moderojë termat dhe retorikën politike si dhe të dënojë publikisht të gjithë rastet dhe autorët e dhunës dhe të konflikteve të ndodhura.

Koalicioni i tërheq vëmendjen, në veçanti, kandidateve apo degëve lokale të tre partive kryesore, PD, PS e LSI, të heqin dorë nga trajtimi i kësaj gare elektorale administrative si një betejë për luftë a vdekje dhe të japin mesazhe prosperiteti dhe bashkëpunimi.

Në këtë vëzhgim dënohet edhe përdorimi u punonjësve të bashkive për fushatë elektorale, madje theksohet se shtabet elektorale duhet të jenë ato që bëjnë fushatë me njerëz vullnetarë të forcës përkatëse politike dhe jo me njerëz të detyruar të administratës.

Më tej apelohet që edhe gratë e përfshira në politikë të japin mesazhe kundër dhunës.

Ndërkaq i tërhiqet vëmendja edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të marrin sa më parë vendimet për të caktuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike.

“KQZ sillet si një komision me anësi të theksuar politike duke nxjerrë shpesh funksionimin autoritarist të mazhorancës në këtë komision, ndërkohë që anëtarët e saj, pavarësisht se janë propozuar nga forca të ndryshme politike, duhet të sillen dhe të veprojnë si të pavarur dhe në zbatim vetëm të ligjit”, thuhet në deklaratën e koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Theksohet gjithashtu që edhe media nuk duhet të nxisë titujt konfliktual dhe të dhunshëm vetëm për të arritur skupe.

Në përfundim të këtij vëzhgimi apelohet që Policia e Shtetit të japë kontributin e saj për një situatë sa më të qetë dhe të mos bjerë pre e provokimeve dhe paragjykimeve të politikës në trajtimin dhe hetimin e këtyre ngjarjeve.

a.y/NOA

KOMENTE