English

Simbolet fetare do të lejohen në të gjitha shkollat e Shqipërisë

Tiranë, 22 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Marrin fund të gjitha debatet për simbolet fetare në sistemin arsimor shqiptar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, deklaron zyrtarisht se është vendosur heqja e paragrafit në draftin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, që parashikonte kufizime fetare tek nxënësit në shkollat publike,

Paragrafi për simbolet fetare në draftin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, është ndryshuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi ky dikaster e ka konsultuar gjerësisht projektligjin gjatë muajve dhjetor-janar me komunitetet fetare.

Sidomos komuniteti mysliman ka këmbëngulur që të abrogohet ky kufizim, nisur nga disa përjashtime që i janë bërë vajzave në shkolla publike për shkak se ishin të mbuluara me shami.

MASH tha se projektligji, është në procesin e përmirësimit në të gjithë kapitujt e tij, mbështetur në sugjerimet e shkollave, mësuesve, prindërve, institucioneve qendrore, grupeve të interesit, partnerëve të huaj dhe sapo të përfundojë, do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.

e.t/NOA

KOMENTE
  • deshira13:58 - 22 Prill 2011
    Besoj se duhesh bere....!