English

Arrihet akordi Inter-Tevez

Milano, 23 Prill NOA - Interi ka nisur fushatën e saj të rimëkëmbjes së ekipit me blerjet për sezonin e ardhshëm.

Me sa bëhet e ditur zikaltërit kanë arritur të gjejnë akordin me Manchester City për Carlos Tevez, i cili me sa duket është objektivi primar i Morattit.

Sipas Corriere dello Sport, marrëveshja me lojtarin është arritur në një shifër prej 7 milionë eurosh në sezon, ku me gjithë bonuset mund të arrijë në 10 të tilla.

Sipas medieve italiane, thuhet se drejtuesit zikaltër janë në bindje e sipër të klubit anglez për këtë tratativë dhe me shumë mundësi pritet që marrëveshja të përfundojë me sukses.

r.b/NOA

KOMENTE