English

Durrës, gjendet trupi i një femre në det

Durrës, 23 prill, NOA – Trupi i pa jetë i një femre është gjetur mëngjesin e sotëm në det në Durrës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se trupi i pa jetë është gjetur në afërsi të portit të qytetit bregdetar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e vdekjes. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës si dhe mosha e saj. Agjentët e policisë kanë konfirmuar se viktima është e seksit femër dhe është gjetur pak metra larg bregut në afërsi të Portit.

a.k./NOA (vijon..)

KOMENTE