Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kandidati Xhaferaj dhuron libra për maturantët durrsakë
English

Kandidati Xhaferaj dhuron libra për maturantët durrsakë

Durrës, 23 Prill 2011 NOA - Dita Botërore e Librit mblodhi në ambjentet e Amfiteatrit antik të qytetit te Durrësit, në një aktivitet të posaçëm, maturantë të gjimnazeve, mësues, miq dhe dashamirës të librit. I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e bashkisë së Durrësit, Z.Ferdinand Xhaferaj.

“Si e dua Durrësin”, ishte kjo tema e eseve të shkruara nga tre maturantë të qytetit bregdetar, në të cilat sollën problematikat të ndryshme me të cilat përballet qyteti dhe se si mund t’ju jepej atyre një zgjidhje, e parë kjo nga këndvështrimi i të rinjve gjimnazistë. Më shumë hapësira për artin, kulturën, më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë hapësira të gjelbërta dhe ambjente të pastra, ndërlidhje kulturore mes antikitetit dhe të tashmes, për të forcuar identitetin dhe vlerat, ishin këto disa nga dëshirat e shprehura nga maturantët Isabela Saraçi, Ardit Çeka dhe Fiona Goxhabashi në esetë e tyre. Kurse nxënësi Aleks Llukovi përshëndeti duke recituar vjershën “Gjuha Shqipe”, të shkrimtarit të madh Gjergj Fishta.

Nga ana e tij, kandidati i “Alenacës për qytetarin”, për kreun e bashkisë së Durrësit, Z.Ferdinand Xhaferaj, duke përshëndetur aktivitetin, iu premtoi të rinjve se pritshmëritë e tyre do të ishin detyrat e tij, si kryetar i ardhshëm i bashkisë. Ai i siguroi të rinjve që Durrësi, në katër vitet që do të vinin, do të ishte qyteti që do të përmbushte të gjitha kërkesat e të rinjve, që do t’iu jepte atyre mundësitë që meritonin për një të ardhme më të mirë.

Aktivitetin e përshëndeti edhe një personalitet i artit dhe kulturës në qytet, Mjeshtri i Madh, Gjergj Vlashi.

Profesori i nderuar vlerësoi se kjo ditë do të duhet të festohej 365 ditë në vit dhe se kryesisht ajo i shërbente të rinjve, për t’i lidhur ata ngushtësisht me librin.

Aktiviteti vijoi me interpretimin muzikor të sopranos durrsake Ilsid Çullhaj, kurse në përfundim kandidati Ferdinand Xhaferaj përzgjodhi që në këtë ditë Botërore të Librit, t’iu dhuronte maturantëve të pranishëm nga një libër më një dedikim të veçantë.

Librat ishin albumi i botuar me jetën dhe veprimtarinë e misionares së paqes, Nënë Terezë dhe romane të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

e.t/NOA

KOMENTE