English

Mafia serbe, më e rrezikshmja në Ballkan

Itali, 23 prill, NOA - Sipas gazetës italiane “Espresso”, mafia serbe është më e rrezikshmja në Ballkan. Në një studim që ka bërë për trafiqet dhe rrugën e drogës, gazeta ndalet veçanërisht në mafien ballkanase. Gazeta po ashtu cek se porti i Malit të Zi është një prej katër kanaleve kryesore të kontrabandës së kokainës në botë.

Ndërsa, katër kanalet kryesore të trafikimit janë: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.

Ndërkohë, siç transmeton e përditshmja “Vijesti”, si mafitë më të rrezikshme në Ballkan përmenden ato në Serbi, Shqipëri, Rumuni dhe Mal të Zi.

a.k/NOA

KOMENTE