Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumuni me kamion, i merr jetën të riut shqiptar në aksident
English

Rumuni me kamion, i merr jetën të riut shqiptar në aksident

Milano, 23 prill, 2011 – Një 28-vjeçar ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Emilia” në afërsi të qytetit Milanos dhe i ka marrë jetën të riut shqiptar Altin Domi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se 28-vjeçari ka qenë në drejtimin e një makine tip “Mitsubishi Pajero” në momentin e aksidentit.

Sipas policisë italiane, Domi ka qenë duke parakaluar me makinë dhe është përplasur nga një kamion. Goditja ka qenë fatale për shqiptarin.

Në drejtimin e kamionit ndodhej një qytetar rumun. Ai i tha policisë së u përpoq që të shmangte përplasjen duke tentuar të dalë nga rruga, por makina me të cilën udhëtonte Domi është përplasur në një cep të kamionit me gjithë shpejtësinë që kishte. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka transportuar Domin në spital, por si pasojë e plagëve të marra 28-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas policisë shtetasit nga Rumania që ishte në drejtim të kamionit është lënë i lirë, pasi nuk ka pasur shkelje të rregullave të qarkullimit nga ana e tij.

Altin Domi jetonte në qytezën e Kazalmacioços në provincën e Milanos si emigrant, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në përpjekje për një jetë më të mirë, por pësoi fund tragjik nga aksidenti i sotëm.

a.k/NOA

KOMENTE