English

Sony Ericsson W8, lançohet smartphon-i i parë i gamës Walkman

SHBA, 23 Prill NOA - Ka ardhur dhe njoftimi zyrtar i të riut Sony Ericsson W8, smartphon-it të parë Android të gamës Walkman, i cili është prezantuar ditët e kaluara.

Sony Ericsson W8 ka karakteristika teknike shumë të ngjashme me ato të Sony Ericsson Xperia X8, ku mund të mbështetet në një ekran me prekje prej 3 polësh në formatin HVGA, tek një kamerë e pasme 3.2 megapixel, lidhje HSDPA, Wi-Fi dhe Bluetooth, krahas një procesori 600 MHz.

Sistemi operativ do të jetë ai i Android 2.1, i cili duhet thënë se është përmirësuar nga ndërfaqja e përdoruesit Timescape.

Ndër të tjera nuk mungojnë lexuesi MP3 me radio FM dhe një jack prej 3.5 milimetrash për kufjet. Sony Ericsson W8 do të komercializohet javët e ardhshme në një numër të limituar në disa vende.

r.b/NOA

KOMENTE