English

Trafiku i armëve, arrestohen dy kosovarë në Laç

Laç, 23 prill, NOA – Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar dje në qytetin e Laçit për trafik armësh zjarri. Personat e arrestuar janë; Ilir Hazir Ramadani, 44 vjeç banues në rrugën “Hilmi Rakovica”, Nr .32 në Prishtinë dhe Faik Lahi Topalli, 36-vjeç me banim në fshatin Baicë të komunës Drenas në Kosovë. Ramadani ka qenë i dënuar më parë.

Arrestimi i tyre është bërë ditën e djeshme rreth orës 21.00, në Laç të rrethit Kurbin, në vendin e quajtur hotel “Arbëria”. Policia ka kontrolluar automjetin e tyre, tip “BMW” me targa 445 KS 759 dhe në bagazhin e makinës, në një vend të modifikuar posaçërisht ngjitur me serbatorin ju gjenden të ambalazhuara me plastmasë shtatë copë pistoleta.

Presë prej armëve të zjarrit janë të markës “MINI BLOV” dhe dy të markës “EKOL special 99”. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe dhjetë copë fishekë të kalibrit 6.35mm dhe 7.65mm.

Ndaj dy të arrestuarve ka nisur procedimi penal.

a.k/NOA

KOMENTE