Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhixho takim me të rinjtë: Votoni programin më të mirë
English

Xhixho takim me të rinjtë: Votoni programin më të mirë

Tiranë, 23 prill, NOA - Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare e Njësisë Bashkiake nr. 5 në Tiranë, Erisa Xhixho, ka kërkuar nga të rinjtë një angazhim me të madh në politike dhe një vlerësim të kandidatëve në bazë të programit që ata paraqesin. Deklarata e Xhixho është bërë dje gjatë takimi me një grup të rinjsh dhe banorë në zonën e ish-Bllokut. Xhixho ka prezantuar në këtë takim edhe programin e saj të plotë për zgjedhjet e 8 majit. Ky program përmban të gjitha projektet dhe planet për investime apo edhe nxitjen e hapjes së vendeve të reja pune, që Xhixho do të vërë në zbatim, pasi të ketë fituar mandatin 4-vjeçar për të qeverisur njësinë më të madhe bashkiake në Tiranë pas 8 majit.

Xhixho kërkoi nga të rinjtë që të lexojnë edhe programet elektorale të rivalëve politikë, nëse ato kanë një të tillë, por edhe atë të kandidatit të koalicionit Lulzim Basha, në mënyrë që të krijojnë një ide sa më të mirë për mundësitë që u jep secili para se të shkojnë e të votojnë më 8 maj. “Unë iu bëj thirrje që më 8 maj, të shkoni e të votoni dhe të shprehni një të drejtë tuajën. Do t’ju kërkoja që të lexonit mirë programin elektoral, jo vetëm programin tim, por edhe atë të kandidates së koalicionit tjetër, nëse ajo ka një të tillë. Po kështu do t’ju kërkoja që të lexonit edhe programin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, dhe të jeni të qartë për atë se çfarë ne ofrojmë për ju. Pasi të jeni njohur me programet atëherë merrni një vendim se për cilin do të votoni”, tha dje Xhixho. Nga ana tjetër ajo ka theksuar se është e rëndësishme që ju të rinjtë të marrin pejsë në votimet e 8 majit. Gjatë takimit me të rinjtë, kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për Njësinë 5 u njoh edhe me shqetësimet që disa nga banorët e kësaj zone i kanë shprehur asaj.

a.k.NOA

KOMENTE