Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Saliu po varros Sarandën, dhuratën e Perëndisë me leje ndërtimi absurde
English

Rama: Saliu po varros Sarandën, dhuratën e Perëndisë me leje ndërtimi absurde

Sarandë, 24 prill 2011, NOA – Nga qyteti turistik jugor, Saranda, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Stefan Çipën që garon për kreun e bashkisë, lideri i opozitës Edi Rama akuzoi se qeverisja aktuale e Sarandës po e vetëvarros perlën jonike të vendit nga keqsundimi i një Saliu të vogël.

Kryesocialisti Rama i bëri thirrje sarandiotëve të zgjedhin alternativën e “rrugës së vetme” dhe jo atë të Sali Berishës, në krye të bashkisë, pasi alternativa e Berishës ka në vëmendje vetëm dhënien e lejeve absurde të ndërtimit për të vetëvarrosur dhuratën e Perëndisë.

Rama u kërkoi zgjedhësve të votojnë për rrugën e zhvillimit, të punësimit e mirëqenies në 8 maj, një rrugë që bëhet realitet vetëm përmes koalicionit të së vetmes rrugë, i kryesuar nga Partia Socialiste.

Duke shprehur gëzimin e tij që në këtë ditë Pashke ndodhet në Sarandë bashkë me gruan Linda dhe dy fëmijët përkatës, ai apeloi që 8 maji të jetë dita kur të gjithë shqiptarët të zgjedhin midis dy rrugësh dhe modelesh tërësisht të ndryshme, atë të duhurin, që është modeli i Partisë Socialiste.

“Në 8 maj është një ditë e shënuar për të gjithë ata që kërkojnë t’i hapin vetes së tyre, familjes së tyre, qytetit të tyre dhe këtij vendi, atdheut tonë të përbashkët një rrugë të re”, u shpreh Rama në mitingun elektoral në qytetin turistik.

Ai akuzoi kryeministrin Berisha se Saranda e keqqeverisur prej vitesh është shëmbëlltyra më e arrirë e drejtimit të keq nga ithtari aktual i kryeministrit në Sarandë, i cili vepron nën frymën e kryeministrit Berisha.

Ai u hapi sytë sarandiotëve duke u thënë se Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri dhe kërkon votën e shqiptarëve, duke thënë që këto zgjedhje janë zgjedhje për qytetarët dhe për komunitetet, por sipas Ramës duke harruar se është Saranda e pikturuar me shumë dashuri nga natyra ajo që dëshmon me gisht modelin berishian të keqqeverisjes.

“E vetmja rrugë është vota kundër këtij modeli dhe vota për modelin e Partisë Socialiste, për modelin tonë të suksesit. E ndërkohë që Saliu nuk tregon dot një qytet të vetëm, nuk tregon dot një komunë të vetme, ku të mund t’u tregojë shqiptarëve, sesa bukur, sesa mirë, se me çfarë perspektive, është ndërtuar modeli i tyre i qeverisjes vendore”, tha kryesocialisti Rama.

Shefi i selisë rozë vlerësoi kandidatin socialist Stefan Çipa duke inkurajuar votuesit se me votën ndaj tij sarandiotët votojnë për një skuadër në shërbim të komunitetit të Sarandës.

“Stefan Çipa nuk është vetëm dhe vota për Stefan Çipën nuk është vota për një individ, por është vota për një skuadër bashkë me Rajmonda Gjonin dhe me Jorgo Mitrën. Një skuadër e cila dëshmon fuqinë e bashkimit të njerëzve për të mirën e përbashkët të të gjithë komunitetit. Fuqinë e bashkimit të ambicieve të secilit, për ambicien e madhe të një Sarande ndryshe. Të një Sarande të të gjithë qytetarëve, të një Sarande për të gjithë vizitorët”, tha shefi i opozitës.

Këtu Rama nënvizoi se socialistët nuk kanë qeverisur me sukses vetëm Tiranën dhe qytetet e mëdha të vendit, porse kanë edhe një tjetër model të zhvillimit urban të shkëlqyer atë të fshatit Xarë të Sarandës, që qeveriset nga Dhimo Kote.

“Nuk kemi vetëm modelin tonë të zhvillimit urban në një qytetet, por kemi edhe një model tjetër të shkëlqyer. Modelin e Xarës të Dhimo Kotes. Modelin e zhvillimit të një hapësire ku ekonomia rurale lulëzon dhe ku janë të gjitha arsyet për të besuar se Shqipëria mund të bëhet jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm në qytet, por edhe në çdo fshat të sajin, në të vetmen rrugë që është rruga jonë”, tha Rama.

mit/NOA

KOMENTE