English

Tahiri:Stefanoviç provokoi, s`ka ndarje të Kosovës

Prishtinë, 24 prill, NOA - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe ndërsa e cilëson deklaratën e Borko Stefanoviçit për këtë çështje si provokim që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit.

“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për këtë çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe Z. Stefanoviç janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Kosovë udhëheqim me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, si rrugë për integrimin evropian”, ka thënë Tahiri.

NOA

KOMENTE