English

Ndihma ushqimore për familjet rome në Shkozë dhe Babrru

Tiranë, 25 prill 2011, NOA – Shpërngulja me dhunë e mëse 300 anëtarëve të familjeve rome nga banesat e tyre në periferi të Tiranës pak kohë më parë nga vendqendrimi i tyre pranë Stacionit të Trenit, në Tiranë, por edhe djegia e barakave të komunitetit rom në zonën e Shkozës një javë më parë, bëri që Ministria e Punës bashkë me Fondacionin Adra t’u vijnë në ndihmë këtyre familjeve me pako me ushqime.

Pako me ushqime kanë përfituar 50 familjet rome që jetojnë në Shkozë si dhe familjet e instaluara në kampin e emergjencës në zonën e Babrrusë.

Përfaqësuesit e ministrisë bënë me dije se komunitetit rom po i vihet në ndihmë në vazhdimësi me ndihmën e donatorëve, për t’u siguruar strehim të përkohshëm si dhe ndihma në ushqime dhe veshmbathje.

Prej një muaji nga strukturat e Ministrisë së Punës, në bashkëpunim me donatorët, është ngritur një kamp për strehimin e familjeve të dëbuara nga Stacioni i Trenit, në Tiranë.

25 çadrat e ngritura në kamp janë plotësuar me shtretër, dyshekë dhe shtroje dhe kampi është pajisur edhe me tualete portative.

Gjatë kësaj periudhe familjet e strehuara në kamp janë asistuar edhe me veshmbathje dhe paketa ushqimore si dhe janë pajisur me sete enësh kuzhine.

Ndërkohë thuhet se institucionet janë duke punuar për zgjidhjen përfundimtare të strehimit të këtyre familjeve.

mit/NOA

KOMENTE