Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, dalin shkresa sekrete mbi Guantanamon
English

Wikileaks, dalin shkresa sekrete mbi Guantanamon

Platforma e internetit Wikileaks ka publikuar qindra dokumente sekrete mbi kampin e diskutueshëm të të burgosurve në Guantanamo.

Dokumentet i janë vënë në dispozicion disa gazetave të mëdha, ndër to edhe revistës gjermane "Spiegel" dhe gazetës "New York Times".

Sipas këtyre informacioneve në kampin e diskutueshëm të SHBA-së në Kubë për vite me radhë janë mbajtur shumë njerëz të pafajshëm.

Dokumentet sekrete ushtarake të SHBA-së paraqesin situatën e të gjithë të burgosurve në Guantanamo nga viti 2002.

Në bazë të dokumenteve të zbuluara tani vetëm 220 nga gjithsej 779 të burgosur konsideroheshin si ekstremistë të rrezikshëm.

Të paktën 150 të dyshuar afganë dhe pakistanezë thuhet se nuk kanë pasur asnjë lidhje me talibanët radikalë islamikë apo me rrjetin terrorist Al Kaida.

Ata pjesërisht janë mbajtur për vite të tëra në Guantanamo për shkak të gabimeve në përcaktimin e identitetit të tyre, ose sepse thjesht këta persona janë ndodhur në çastin e gabuar në vendin e gabuar, njoftojnë mediet duke iu referuar dokumenteve të publikuara nga Wikileaks.

KOMENTE