English

Balotelli, rekord gjobash në 9 muaj

Mançester, 26 Prill NOA - Mario Balotelli ka një lidhje dashurie dhe urrejtje me makinën e tij Maserati.

E shkatërruar vetëm pak kohë më parë, autovetura e sulmuesit të Manchester City është sekuestruar nga autoritet në Angli plot 27 herë.

Motivi është shumë i thjeshtë, Mario e parkon atë në të parin vend që i del përpara, ose në disa raste harron të paguajë taksën e parkimit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “Sun”, që disa muaj më parë ka qenë nën vëzhgim të italianit. Kështu, me sa bëhet e ditur Balotelli, ka marrë në total gjoba që kapin shifrën e 10 mijë sterlinave.

r.b/NOA

KOMENTE