Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ren: Politika ruse ndaj Kosovës dëmton interesat e Serbisë
English

Ren: Politika ruse ndaj Kosovës dëmton interesat e Serbisë

SHBA, 26 prill, NOA - Ish-komesioneri për zgjerimin i BE-së Oli Ren ka vlerësuar në vitin 2007 se një pjesë e udhëheqjes serbe "nuk mund ose nuk do" që të pranojë realitetin se politika ruse ndaj Kosovës në një afat të gjatë dëmton interesat e Serbisë dhe se kjo politikë bazohet kryekëput në interesat vetjake të Moskës, ka publikuar WikiLeiks. Ren në takimin me ish-ambasadorin amerikan në Finlandë, Merilin Ver (Marilyn Ware) ka parashikuar që Rusia sipas të gjitha gjasave kurrë nuk do të mbështesë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB për pavarësinë e Kosovës, njoftohet në kabllogramin e ambasadës amerikane nga Helsinki, që e transmeton Vikiliks.

"Strategjia ruse në KB është shumë e thjeshtë. Nëse zgjidhet problemi i Kosovës, Serbia do të lirohet nga barra e mbështetjes në Rusinë dhe menjëherë mund të përshpejtojë rrugën drejt BE-së", ka sqaruar komesioneri evropian. "Qëndrimi rus ndaj Kosovës ka të bëjë vetëm me interesat e Rusisë, ndërsa kurrfarë lidhje me Kosovën dhe është në kundërshtim me interesat afatgjate të Serbisë", transmetohen fjalët e Renit në kabllogramin e datës 20 korrik 2007

NOA

KOMENTE