English

Shumë ekipe të mëdha, drejt Europa League

Itali, 26 Prill NOA - Do të jetë një Europa League e emrave të mëdha ajo e sezonit 2011-2012.

Në Itali duhet thënë se këtë Ligë e “rrezikojnë” skuadra të kalibrit si Juventusi apo Roma që shpesh herë jemi mësuar ti shohim ne Ligën e Kampionëve. Megjithatë nuk është vetëm kampionati italian, nga i cili vihen re emra të rëndësishëm ekipesh që me shumë mundësi do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, pasi dhe në Gjermani është për tu përmendur Bajerni i Munihut, që duhet të kujtojmë se një vit më parë ishte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tani ndodhet në luftë me Hannover për vendin e tretë.

Për tu përmendur në këtë listë janë dhe ekipe si: Manchester City, Liverpool, Lion dhe Siviglia.

r.b/NOA

KOMENTE