Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Dashuri e hidhur” në Teatrin Kombëtar
English

“Dashuri e hidhur” në Teatrin Kombëtar

Tiranë, 27 prill, NOA - Pas suksesit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Teatrin e Metropolit, historia e dashurisë së Romoes dhe Zhuljetës vjen edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e titulluar “Dashuri e Hidhur”, realizuar nga regjisori italian Carlo Bruni, do të transmetohet më 29 prill në Teatrin Kombëtar.

Kjo shfaqje lind nga takimi i një bërthame aktorësh historikë të teatrit kombëtar dhe një grupi të rinjsh aktorësh shqiptarë, me një regjisor italian dhe një mjeshtre italiane të arteve skenike, falë bashkëpunimit të drejtorit Kristaq A. Skrami me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Publiku do të ketë mundësi të ndjek interpretimin e aktorëve të rinj Erjeta Cufaj në rolin e Zhuljetës dhe Andi Begolli në rolin e Romeos. Krahas aktorëve të rinj, në këtë pjesë luajnë dhe emra të njohur të skenës si Yllka Mujo, Olta Daku, Monika Lubonja etj.

Fabula e veprës flet për historinë e Romeos dhe Zhuljetës, por në një këndvështrim tjetër. Dy familje janë në luftë për shkak të një mërie të vjetër dhe viktima të këtij rivaliteti, janë bijtë e tyre.

Në kufirin e hollë që ndan adoleshencën nga mosha e pjekurisë, zbulimi i dashurisë është një valë e paepur që s’ka shkëmb, sado i fortë, ta ndalojë. Fundit tragjik të dy të dashurve, i kundërvihet forca e një dashurie që do të mbetet përgjithmonë absolute.

Shfaqja i shton dhe i heq nyje origjinalit të Sheakespeare. duke u përpjekur që të respektojë vlerat më intime, fryt i një peme bujare dhe të fortë, tregon në mënyrë të thjeshtë cilët jemi dhe për Dashurinë në luftë nga e cila, shumë herë përsëri, mbetet Hidhësia.

Dashuri e Hidhur

“Një spektakel teatral i inspiruar nga Romeo dhe Zhulieta e Ëilliam Shakespeare”

Aktorë;

Yllka Mujo

Andi Begolli

Dritan Boriçi

Erjeta Cufaj

Olta Daku

Ervis Fiora

Monika Lubonja

Kamber Mici

Florand Veizi

Elia Zaharia

As|regjisore; Nunzia Antonino, Elis Mataj

Përkthimi; Irena Lama

Kostumet; Anila Zajmi Katanolli

Hapsira dhe ndriçimi; Carlo Bruni

Përzgjedhja muzikore; Nunzia Antonino

Dramatizimi dhe regjia; Carlo Bruni

a.k/NOA

KOMENTE