Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti me dhunë orën dhe varësen e floriri, arrestohet 19-vjeçari
English

Grabiti me dhunë orën dhe varësen e floriri, arrestohet 19-vjeçari

Fier, 27 prill, NOA – Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë paraditen e sotme pasi akuzohet si autor i grabitjes së një personi. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i arrestuar është Jurgen Kukalaj,19 vjeç, lindur dhe banues në Fermë-Çlirim të rrethit Fier.

Kukalaj, në bashkëpunim me shtetasin Ergent Braçe, në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit, i kanë vjedhur me dhunë sendet personale personit me inicialet L.R 21 vjeç.

Ata i kanë grabitur orën e dorës prej floriri, varësen dhe byzylykun, gjithashtu prej floriri si dhe shumën prej 70.000 lekesh.

Ergent Braçe është arrestuar pak pas grabitjes në datën 19 shkurt të vitit 2011. Ndërsa arrestimi i Kukalaj u bë sot në orën 10:00.

a.k/NOA

KOMENTE