Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Helsinki: Fushata, po privohet liria e medias
English

Helsinki: Fushata, po privohet liria e medias

Tiranë, 27 Prill 2011, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) mbasi u njoh me vendimin e KQZ-së nr.460, datë 23/04/2011 “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio Televizionet Publike dhe Private për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 2011” mbështet deklaratën e Shoqatave të Unionit të Gazetarëve dhe Lidhjes së Gazetarëve që janë shprehur kundër vendimit të mësipërm të KQZ-së.

Në pikën 2 të këtij vendimi thuhet se: “Me qëllim të plotësimit të detyrimit për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore midis subjekteve zgjedhore, në rast të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta, televizioni i ilustron aktivitetet e fushatës me filmimet e aktiviteteve të vëna në dispozicion nga kandidatët/subjektet përkatëse. Televizioni përzgjedh në mënyrë të drejtë dhe profesionale dhe në asnjë rast në dëm të subjektit, planet e nevojshme për ilustrim të aktivitetit.”

Në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionet publike dhe private, të gjithë subjektet, përfshi dhe KQZ, janë të detyruar të zbatojë nenet 80, 81, 82, 83, 84 dhe 85 të Kodit Zgjedhor. Bazuar në nenit 85 të këtij Kodi, 10 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore, KQZ-ja ngre bordin e monitorimit. Këto dispozita përcaktojnë, gjithashtu, se nëse radiotelevizionet përkatëse nuk zbatojnë detyrimet e përcaktuara në ligj, KQZ-ja në mbështetje të pikës 4 të nenit 85 të Kodit Zgjedhor ka të drejtë të marrë masa administrative, madje, në raste të veçanta, ajo mund të urdhërojë KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radio-televiziv për 48 orë (neni 84, pika 3 e Kodit Zgjedhor).

Mbështetur në sa më sipër KShH është e mendimit se KQZ e ka miratuar pikën 2 të dispozitës së sipërcituar në tejkalim të kompetencave të veta dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Veç sa më sipër pika 2 e vendimit nr.460, datë 23/04/2011 të KQZ cënon dhe lirinë e mediave. Mediat janë krijuar dhe kanë për mision t’i përcjellin publikut të gjerë ngjarjet, situatën dhe çdo informacion tjetër, që është me interes për publikun, duke e përgatitur atë vetë, bazuar në standardet më të mira profesionale e me paanshmëri. Çdo ndërhyrje në këtë proces dhe veçanërisht detyrimi për të pasqyruar materiale të përgatitura nga forcat politike ne konkurrim në këtë fushatë zgjedhore, do të dhunonte lirinë e medias dhe do të ndikonte për të përcjellë tek publiku informacion të njëanshëm.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, veç sa më sipër, konsideron me vend të nënvizojë gjithashtu se edhe sikur pika 2 e këtij vendimi, të ishte në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe me lirinë e mediave, natyra dhe përmbajtja e atij vendimi, kanë elementë të dukshëm të aktit normativ, që sipas nenit 24, pika 1, gërma “d” të Kodit Zgjedhor, miratohen me 5 vota të anëtarëve të KQZ-së dhe jo me 4 vota siç është vepruar në fakt. Kjo sipas mendimit tonë, e bën këtë vendim absolutisht të pavlefshëm.

e.t/NOA

KOMENTE