English

Juventus kontakton me Mançinin

Torino, 27 Prill NOA - Një gjë tashmë është e sigurt: Delneri nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Në vendin e parë për të zëvendësuar atë është Mançini.

Bardhë e zinjtë me sa është bërë e ditur kanë arritur kontaktet e para me teknikun e Manchester City, në Londër më 13 prill.

Ka qenë një takim në të cilin ka marrë pjesë Nedved sponsor i “Mançio-s”, Paratici dhe Raiola.

Megjithatë për të arritur tek tekniku në fjalë nuk do të jetë e lehtë dhe mbi të gjitha kjo për koston e operacionit.

Në këtë mënyrë Juventus është duke studiuar dhe pistën për Villas Boas, i cili me sa duket është vetë ofruar.

r.b/NOA

KOMENTE